Një muaj më parë Qeveria e re e Kosovës mori mandatin.
Por, vendi ende është pa buxhet, pavarësisht se hartimi i projektbuxhetit për vitin 2020 dhe dërgimi i tij për miratim në Kuvendin e Kosovës vlerësoheshin si veprime urgjente që duhej marrë nga Qeveria pas formimit.
E se janë duke punuar në të e ka konfirmuar Muharrem Shahini, nga Zyra për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Shahini për arbresh.info pa dhënë datë ka thënë se sa më shpejtë do të dërgohet në Qeveri për miratim.
“Sa i përket Buxhetit për vitin 2020, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, bashkë me stafin e ministrisë është duke punuar intenzivisht për harmonizimin e buxhetit në përputhje me programin e Qeverisë Kurti, në mënyrë që sa më shpejtë të dërgohet në Qeveri për miratim dhe pastaj për aprovim në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se duke pasur parasysh mos miratimin e buxhetit për vitin 2020, vlen të theksohet se sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, aktualisht nga Kuvendi i Kosovës është zgjatur afati i Buxhetit edhe për muajin mars, ku i jepet mundësia për të vepruar me buxhet një e dymbëdhjeta e vitit paraprak.
Shahini ka theksuar se buxheti do të harmonizohet sipas prioriteteve të Qeverisë Kurti.
“Ne si Ministri e Financave dhe Transfereve jemi në përfundim e sipër të harmonizimit të buxhetit sipas prioriteteve të Qeverisë dhe KASH-it dhe së shpejti do ta dërgojmë në Qeveri dhe Kuvend për miratim”, ka përfunduar ai.
Nga Ministria e Financave dhe Transfereve nuk kanë treguar se sa do të jetë buxheti për këtë vit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me marrjen e mandatit ka premtuar se do të ketë rritje, ndërsa gjatë mandatit qeverisës do të arrij në 3 miliardë euro.
“Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm”, kishte thënë Kurti.
E nëse nuk miratohet buxheti gjatë këtij muaji, në vend do të fillojnë problemet.
Kështu kishte thënë për arbresh.info në dhjetor të 2019-es, Lulzim Rafuna , këshilltar i ish-Ministrit të Financave, Bedri Hamza.
“Sfida do të filloj në muajin prill, në rast se nuk kemi Qeveri. Deri në prill nuk ka asnjë problem, shteti financiarisht gjendet në situatën më të mirë të mundshme që ka qenë ndonjëherë. Ka mjaftueshëm mjete është çështje ligjore e Qeverisë së ardhshme kur e aprovojnë dhe si e aprovojnë”, ka s ai.
E nëse edhe në prill nuk do të kaloj buxheti tek atëherë mund të fillojnë problemet.
Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka afat ligjor për miratimin e buxhetit.
“Nuk ka afta ligjor për miratimit e buxheti, i vetmi afat ligjor ka qenë që me 31 tetor të dorëzohet në Kuvend të Republikës së Kosovës, por jo në Qeveri”, ka thënë ai.
Ndryshe edhe buxheti i vitit 2019 ishte miratuar me vonesë, në shkurt të 2019-es./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...