Google ADS

Qeveria i përcjell Kuvendit emrat për AKP-në, Kurti përmend ish-kreun Dino Asanaj

12:36 | 3 Gusht 2021
arbresh.info

Qeveria e Kosovës i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës drejtorët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Ky do të jetë bordi i fundit i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore në Republikën e Kosovës drejtë fondit sovran, agjencisë e bankës zhvillimore”, deklaroi kryeministri Kurti, shkruan arbresh.info.

Gjatë arsyetimit, kryeministri Kurti përmendi edhe vdekjen e dyshimtë të ish-kreut të këtij institucioni, Dino Asanaj.

“Dhe në këtë mënyrë tjetërsimet abuzive që janë bërë në të kaluarën duke përfshirë aty edhe vrasjen enigmatike, vdekjen enigmatike të ish-kreut të AKP-së të jenë një periudhë që e tejkalon Kosova e pavarur si shtet demokratik e që synon progres ekonomik për të gjithë, pa përjashtuar asnjë”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme