156 biznese të vogla dhe të mesme kanë nënshkruar kontratat për financim të projekteve nga masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
Përfaqësuesit e bizneseve këto kontrata i nënshkruan me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan, raporton arbresh.info.
Nga 667 aplikues, u zgjidhen 156 biznese nga 5 rajone të ndryshme të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se kjo masë simbolike është një ndihmesë për biznese të vogla dhe të mesme.
“Pasojat e kësaj pandemie po i vuajmë të gjithë edhe familjet tona edhe bizneset edhe qeveria pa përjashtim. Kjo marë sado simbolike është një ndihmesë për biznese e vogla dhe të mesme”, tha Hoti.
Kryeministri Hoti paralajmëroj edhe masa të tjera me biznese por tha se janë duke bërë gati masën për vitin e ardhshëm në vlerë prej 182 milionë euro.
“Jemi të detyruar të bëjmë edhe një masë në vlerë 182 milionë euro për vitin e ardhshëm”, tha Hoti./arbresh.info/
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale