Në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021, janë ndarë 12 milionë euro që ka për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë.
Nga katër milionë euro janë ndarë si mbështetje për familjet që kanë humbur kryefamiljarin si pasojë e pandemisë nga Covid-19, dhe për kuponë ushqimi për familjet në nevojë. Ndërkaq, tre milionë janë ndarë për lehonat e papuna.
Ekonomisti, Safet Gërxhaliu ka thënë për arbresh.info se nuk është e mjaftueshme kjo shumë në këtë drejtim.
“Mua me gëzon fakti qe në këto katër milionë të parapara nga qeveria e Kosovës një pjesë dërrmuese shkon për aspektin social. Mirëpo, duhet të thoshim që në Kosovë ekzistojnë kategori te ndryshme që kane nevoja sociale dhe dua të besoj është një hapë për t’u përshëndetur por nuk është i mjaftueshëm në këtë drejtim”, vlerëson Gërxhaliu.
Ai thekson se nevojat në aspektin social janë më të mëdha.
“Besoj që kjo është vetëm një e që ka të bëj për një periudhë kohore shumë të shkurtë sepse nevojat për mbështetje në aspektin social janë shumë të mëdha dhe dua te besoj qe ky qellim duhet të jetë prioritet i qeverisë”, shprehet Gërxhaliu.
Portali arbresh.info ka pyetur ministritë përkatëse se si dhe kur do të bëjë të ditura kriteret dhe procedurat e shpërndarjes por nuk janë përgjigjur. Ditë më parë ka prezantuar formën e aplikimit për lehonat dhe fëmijët, por jo edhe kategoritë tjera të ndihmës të paralajmëruara në mbledhjen e qeverisë, në ditën kur është marrë vendimi./Pranvera Beqa/arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...