Google ADS

Qeveria e Kosovës emeton 30 milionë euro letra me vlerë

12:30 | 15 Qershor 2016
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e emetimit të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12-mujore në vlerë prej 30 milionë eurosh

Shuma prej 25 milionë euro do të shërbejë për ri-financimin e bonos të emetuar në qershor 2015, kurse pjesa tjetër prej 5 milionë euro do të jetë e hyrë buxhetore. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 49.75 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.37 pwrqind vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -4 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 0.41 pwrqind”, thuhet në njoftimin e Minisrisw sw Financave.

Kjo e fundit ka njoftuar edhe për arsyet e rënies së normës së interesit që janë likuiditeti në sektorin bankar, por edhe siguria e lartë që ka ky investim marrë parasysh qëndrueshmërinë makro-fiskale dhe nivelin e ulët të borxhit që aktualisht ka Republika e Kosovës.

Sipas MF-së, indikatorë tjerë që kanë ndikuar në normat negative janë edhe faktorët e jashtëm siç janë normat negative për investimin e fondeve në tregjet e jashtme, Letrat me Vlerë të Republikës së Kosovës bëhen mjaft atraktive si investim në valutën euro. Si rezultat, kërkesa për Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë këtij viti, secilën herë e ka tejkaluar ofertën e Ministrisë së Financave.

Emetimi i Letrave me Vlerë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të Shtetit si dhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë besueshmëri më të lartë në Republikën e Kosovës, por edhe kosto më të lirë të huamarrjes, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive në ankandin e bonove të Thesarit, Ankandi KV010-16 i emetimit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Kosovës ishin bankat me 16.62 milionë euro si dhe fondet pensionale me 12.53 milionë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme