Kanadaja është një nga shtetet që mban rekorde për pranimin e emigrantëve. Ky vend ka pranuar edhe në të shkuarën emigrantë, por duket se nuk do të ndalet.
Ministri i Emigracionit në Qeverinë e Kanadasë, John McCallum, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për gati 300 mijë emigrantë, për të plotësuar nevojat që ka shteti kanadez.
Ai tha se nevoja për emigrantë në vend lind për shkak se popullsia vendase po plaket, raporton CBC, transmeton Shekulli.
“Unë dua që numri i emigrantëve në vend të rritet. Ne kemi nevojë për ta. Unë shpresoj se emigrantët në Kanada do të jenë mjaft produktivë”, tha ministri MkCallum.
Qeveria liberale kanadeze kërkon 280 mijë deri 305 mijë emigrantë, për qëndrim të përhershëm në vend. E gjitha kjo është pjesë e një plani trevjeçar të përpiluar nga ministri MkCallum.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...