Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane “Contour Global” ende nuk kanë nisur negociatat për çështjen kryesore të projektit energjetik “Kosova e Re”, që njihet si Norma e Brendshme e Kthimit apo shkurt si IRR, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo do të jetë pika më e nxehtë për diskutime në mes të Qeverisë dhe ofertuesit të preferuar për financimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, “Contour Global”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të premten, në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka paralajmëruar se ende nuk ka marrëveshje për nivelin e IRR-së.
“Ka mbetur edhe një pikë që ndoshta është më e ndjeshme nga të gjitha që është Norma e Brendshme e Kthimit për të cilën jemi ende duke diskutuar”, ka thënë Stavileci.
Ka thënë se IRR-ja është njëra nga pikat që do të determinojë çmimin e energjisë elektrike që do të prodhohet nga termocentrali i ri.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...