Google ADS

Qeveria aprovon vendimin për rritjen e akcizës në duhan dhe alkool

18:11 | 24 Mars 2015
Arbresh.info

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka aprovuar vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë me rritjen e akcizës në duhan, pije alkoolike dhe vendimet për ulje të akcizës në veturat e importuara sipas viteve të amortizimit dhe fuqisë motorike, vajra për ngrohje.

Komisioni për buxhet ka mbajtur një mbledhje urgjente me qëllim që të aprovojë vendimet e fundit të Qeverisë që kanë të bëjnë me financat.

Këto vendime të qeverisë i ka arsyetuar para komisionit, ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se vendimet janë të përafërta me direktivave e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ai ka thënë se me ketë vendim është propozuar heqja e normës së akcizës në alkoolin medicinal për të cilin është krijuar kod i veçantë doganor me të cilin do të merret dogana.

Ai ka shtuar se është studiuar tregu dhe është parë që edhe në vendet e Bashkimit Evropian lejohet të operojnë vetura më të vjetra se 30 vite. Po ashtu ai ka bërë të ditur edhe për vendimin për vajin për ngrohje që kanë vendosur që të sigurohen që të zvogëlohet informaliteti në këtë fushë.

Lulzim Rafuna drejtor i Doganave ka treguar kategoritë e liruara për import të vetura pa dogana.

Besa Gaxherri, anëtare e komisionit për buxhet dhe financa ka thënë se Kosova është e mbushur me automjetet të vjetra mirëpo sipas saj Kosova është vend i varfër dhe i duhen ato.

Po ashtu komisioni nuk e ka miratuar kërkesën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut , Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se komisioni jep rekomandim vetëm për çështjen që i takon Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Po ashtu Osmani ka thënë se qeveria duhet sa më shpejtë të procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin edhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Vlerën e Shtuar dhe të propozohet zbritja e TVSH-së në konsumin e energjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme