Qytetarët që po vinë nga jashtë Kosova ndalohen për të paktën dy javë në Qendrën e Studenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si masë parandaluese për përhapjen e Covid 19.
Ata gjithashtu ushqehen nga mensa e studentëve.
E kjo e fundit është furnizuar edhe me paketime plastike të ushqimit, shkruan arbresh.info.
Por, tenderi i dhënë është më i shtrenjtë për rreth 10 mijë euro sesa vlera e parashikuar e kontratës. Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘furnizim me paketime plastike të ushqimit”, QS kishte parashikuar të shpenzonte 25 mijë euro por kompania fituese ka ofruar çmimin prej 34.200 euro.
Operatori ekonomik ‘Beni Dona Plast SH.P.K.’ në mesin e tre tenderëve të pranuar kishte ofruar çmimin më të ulët, ndërsa çmimi ma i lartë ishte 38.200,00 euro.
Kompania fituese është regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve në shkurt të 2005-es ndërsa ka kapital prej 5 mijë euro.
Pronari i vetëm me 100% të kapitalit është Ragip Mustafa.
E në mesin e qindra aktiviteteve që zhvillon kjo kompania është edhe prodhimi i artikujve të plastikës për paketim.
Kohëzgjatja e kontratës të nënshkruar mes Qendrës së Studenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ‘Beni Dona Plast SH.P.K.’ për paketime plastike të ushqimit është 3 muaj./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër