Personat që kanë ardhur nga jashtë Kosova pas rasteve të para me kornavirus po qëndrojnë në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
E së fundi kjo qendër ka bërë edhe një furnizim të ri, shkruan arbresh.info.
Mbi 163 mijë euro janë blerë vetëm pemë dhe perime.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet se të gjitha pemët dhe perimet do të shfrytëzohen për nevojat e mensës, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 9 muaj.
Fillimisht Qendra e Studentëve për kontratën me titull ‘Furnizim me peme dhe perime per nevoja te menses’, kishte planifikuar të shpenzonte 262 mijë euro ndërsa pas hapjes së tenderit nga 6 kompanitë që kishin aplikuar kishte edhe me çmim më të ulët.
Çmimin më të vogël e kishte ofruar Operatori Ekonomik ‘Beni Dona Plast SH.P.K.’ prej 163.360,00 euro e që edhe ishte shpallur fajtor.
Ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 217.910,00 euro.
Në të njëjtin njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.
Ditë më parë arbresh.info ka raportuar edhe për një furnizim tjetër që pritet ta bëjë Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina
Bëhet fjalë për furnizim dhe montim të dyerve të konvikteve të kësaj qendre.
E shuma që është planifikuar të shpenzohet është plot 360 mijë euro.
Aty nuk jepen detaje se për sa dyer bëhet fjalë por thuhet se dyert do të montohen në 7 konviktet./arbresh.info/
Dyer të reja për konviktet, pritet të kushtojnë mbi 350 mijë euro
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...