Kompania e fluturimeve ‘Qatar Airways’ ka paralajmëruar ulje të numrit të punëtorëve.
Shefi ekzekutiv i saj, Akbar Al Baker ka bërë të ditur se u ka shkruar stafit për paralajmërimin për humbjen e vendeve të punës, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
“E vërteta është, ne thjesht nuk mund të mbajmë numrin e tanishëm të stafit,” shkroi Al Baker në një memorandum të brendshëm.
Linja ajrore në pronësi të shtetit punëson më shumë se 45,000 njerëz dhe ka një flotë prej më shumë se 240 aeroplanësh. Në shkurt, Qatar Airways rriti aksionet e tij në pronarin e British Airways IAG në 25% si pjesë e strategjisë së saj për të investuar në transportuesit e tjerë.
Organi i tregtisë ajrore, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) paralajmëroi muajin e kaluar se trafiku ajror në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut do të binte për më shumë se gjysmën e këtij viti.
Industria e linjave ajrore po përballet me një nga periudhat e saj më të vështira ndonjëherë, me shumë transportues në prag të kolapsit.
Ndryshe shumë vende kanë paralajmëruar se edhe pas hapjes së linjave ajrore do të ketë masa të rrepta të sigurisë.
Do të ketë kërkesa për maskë për pasagjerë, distancë më e madhe, filtri i ajrit në aeroplan, vendi në midis do të jetë i lire, do të ketë testet në aeroport./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...