Krasniqi: Bizneset po largohen shkaku i monopolit të krijuar nga kompanitë, prapa të cilave fshihet mafio-politika
Analistët thonë se investimet ranë për fajin e kësaj klase politike mafioze, sepse mafio-politikanët janë në të njëjtën kohë edhe ‘bosat’ e pushtetit, pra ata që i kanë paratë e tyre dhe të njëjtit kanë nevojë për t’i shpërlarë ato para të pista.
Kosova në arenën ndërkombëtare ka një imazh shumë të keq dhe njihet për korrupsion, keqpërdorime, krim të organizuar, kapje të shtetit dhe mungesë të shtetit ligjor, shkruan Kosovasot.
Vlerësimet e ekspertëve dhe analistëve të ekonomisë, që flasin për indikatorët kryesorë, që kanë ndikuar në rënien drastike të investimeve vendore dhe të huaja, janë të një mendimi se aty bëjnë pjesë krimi i organizuar, ekonomia informale dhe korrupsioni.
Analistët thonë se kjo po bëhet nga mafio-politikanët që i pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, sepse janë “bosat” e pushtetit ata që i kanë paratë e tyre dhe të njëjtit kanë nevojë për t’i shpërlarë ato para të pista. Derisa sipas BQK-së në 2007 ishin 450 milionë euro investime, në 2014 ishin vetëm 150 milionë euro.
Sipas analistit Faik Krasniqi, kjo klasë politike i ka frikësuar investitorët e huaj, prandaj Kosova edhe për vendorët edhe për të huajt nuk është vend i tyre i preferuar dhe interesant për investime, edhe pse vendi ynë posedon resurse të shumta dhe atraktive, ku ata do të mund të investonin.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty