Punëtori ra nga një lartësi prej 4 metra, arrestohet pronari

11:59 | 14 Qershor 2021
arbresh.info

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga lartësia rreth 4 metra, përderisa ishte duke punuar.

I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar pronarin e firmës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i  dyshuari mashkull kosovar është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme