Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqata Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 11:30, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës Sh.A. do të fillojnë protestat para selisë së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Etrit Hoti, Kryetar i Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Naser Gashi, Kryetar i Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë thënë së protestat nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave tona.
“Siç e dini, para një viti, Posta e Kosovës dhe MPMS janë pajtuar që të nënshkruajnë Marrëveshje me të cilën Posta merr përsipër shpërndarjen e Skemave Sociale (ndihmave sociale) në rreth 160 zyra postare, anekënd territorit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.
Mirëpo, kjo Ministri sipas tij ka bërë diskriminimin dhe shkeljet më të mëdha ligjore ndaj Postës së Kosovës.
“Pas muaj të tërë të negociatave mes Postës dhe MPMS-së kjo Ministri ka ftuar Menaxhmentin e Postës së Kosovës që më datën 29 maj 2015 (para një viti), në ora 13:00, të nënshkruhet Marrëveshja me të cilën shpërndarja e Skemave Sociale kalon nga bankat private në Postën e Kosovës.”
“Të njëjtën ditë, rreth orës 13:00, MPMS ka anuluar ceremoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes dhe që nga ajo ditë nuk ka dhënë asnjëherë sqarim zyrtar se përse nuk nënshkruhet Marrëveshja që e kemi përgatitur së bashku”, ka theksuar ai.
Sindikata e Postës si dhe Menaxhmenti kanë kontaktuar me dhjetëra herë MPMS-në , me shkrim si dhe përmes thirrjeve publike në media që të takohemi për nënshkrimin e Marrëveshjes por nuk kemi asnjëherë përgjigje.
Gashi ka thënë së nëse ndihmat sociale shpërndahen përmes Postës e jo nga bankat private kjo do të ishte në favor dhe e dobishme për Ministrinë, Qeverinë dhe përfituesit e ndihmave sociale.
“MPMS dhe Qeveria e Kosovës do të kursenin mbi 300 mijë euro në vit ndërkaq përfituesit e ndihmave sociale nuk do të shpenzonin për udhëtim deri në bankat private dhe nuk do të maltretoheshin duke pritur në radhë disa ditë me radhë”, ka theksuar Gashi.
“Ne, punëtorët e Postës së Kosovës kemi edhe kërkesa tjera të ligjshme për Qeverinë e Kosovës të cilat do t’i shpalosim nesër në protestën tonë\”, theksojn liderët e Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqatës Sindikale “Postieri”.
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...