Google ADS

Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

11:54 | 13 Gusht 2020
V. S.

Punëtorët e “IMN Kosova” po protestojnë para ndërtesës së qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Përfaqësuesit e protestës i priti në zyrë, Ahmet Isufi, nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri, raporton arbresh.info.

Isufi ju ka thënë punëtorëve që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi.

Këtë e tha Emin Neziri përfaqësues i protestuesve.

Ai tha se për të marr këtë 20%, duhet nënshkrimi i qeverisë për shpronësim.

” U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një jave kanë me përfunduar. 120 punëtorë janë duke pritur. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20% përqindëshin. Një nënshkrim i qeverisë duhet për shpronësim”.

E, kjo i revoltoj protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi ndërsa presin ndonjë ndihmë.

Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/655011178555921/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme