Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Zyren e Unicef-it në Kosovë kanë organizuar tryezën e diskutimit lidhur me mundësitë e angazhimit në punë praktike të të rinjve, përmes platformës Kosovo Generation Unlimited. Në këtë tryezë ishin të pranishëm udhëheqës qeveritar, Ambasadorë, përfaqësues nga Organizatat Ndërkombëtare Zhvillimore, si dhe akterë kryesorë nga sektori privat.
Ministri Murati në hapjen e tryezës së diskutimit u shpreh se punësimi i dinjitetshëm është prioritet kyç i kësaj Qeverie, me fokus të veçantë punësimi i të rinjve. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Unicef jemi zotuar që në kuadër të Generation Unlimited, 10 mijë të rinjëve të ju ofrojmë mundësinë e punës praktike në kompanitë private që janë pjesë e rrjetit CSR Kosova.
Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Kosova ka një popullsi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Kështu, ajo theksoi se Kosovo Generation Unlimited do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta.
Gjatë kësaj tryeze u prezantua modeli trepalësh i bashkëpunimit në mes të MFPT-së, Unicef dhe Rrjetit CSR për bashkëpunim në kuadër të Generation Unlimited për dy vitet e ardhshme. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në praktikat më të mira në promovimin e punësimit dhe fuqizimit të të rinjve për zhvillimin e aftësive dhe përvojës së punës, duke përfshirë punën praktike dhe mentorimin.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre si dhe praktikat më të mira për fuqizimin e të rinjve. Gjatë diskutimit, sektori privat paraqiti sfidat kryesore sa i përket fuqisë punëtore dhe ndanë idetë e tyre sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe Qeverisë./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç