Kompania “SMART COM’ d.o.o. ka marrë kontratë nga PTK, në shumën prej 5.7 milionë euro, 13 ditë pasi që ka regjistruar biznesin në Kosovë. Sipas dokumentacionit që ka siguruar KosovaPress, kompania sllovene me një pronar shqiptar dhe dy slloven, është regjistruar si biznes në Kosovë më datën 16 prill 2010, ndërsa, më 29 prill të po këtij viti nënshkruan tender në vlerë gati 6 milionësh.
Telekomi i Kosovës ka investuar miliona euro në platformën digjitale IPTV-së . Kjo platformë digjitale mundëson shërbim televiziv dhe të radios përmes internetit. Ky shërbim i lansuar prej vitit 2010, ofrohet ilegalisht në Kosovë. Kjo është konfirmuar nga kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Adnan Merovci. Ai në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se këtij transmetuesi nuk i kanë lëshuar asnjë licencë për operimin të platformës IPTV.
Në vitin 2010 , si PTK kishte filluar investimet në këtë platformë. Menaxhmenti i PTK-së në vitin 2010, i kishin dhënë tender përmes negocimit, kompanisë sllovene “SMART COM’ d.o.o.
Sipas dokumentacionit që e posedon redaksia e KosovaPress, vlera e kontratës ishte 5.7 milionë euro.
E njëjta kompani në muajin korrik të këtij viti ka marrë tender për përkrahje teknike në platformën IPTV. Vlera e këtij tenderi të negociuar i pa publikuar kapë shumën prej 279 mijë euro. Në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se: Me datën 08.10.2015 ka skaduar kontrata pesëvjeçare për mirëmbajtje dhe rrjedhimisht është paraqitur nevoja të iniciohet një kërkesë e re për kontraktimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe përkrahjes teknike për pajisjet HW dhe SW të instaluara /aktive të platformës së IPTV-së.
(E keni ne imell dok 2 )
Sipas të dhënave që kompania “SMART COM’ d.o.o. i ka paraqitur në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, kjo kompani ka marrë kontratë në shumën prej 5.7 milionë euro, dhjetë ditë pasi që ka regjistruar biznesin në Kosovë. Po ashtu, sipas të dhënave të biznesit ka të punësuar dy punëtorë.
Redaksia e KosovaPress, ka insistuar që të kontaktoj me pronarët e kësaj kompanie në Slloveni, mirëpo ka qenë e pa mundur pasi numrat e telefonit që i kanë paraqitë nuk kanë qenë të qasshëm. Po ashtu, përkundër përpjekjes për të marrë një përgjigje nga menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.
Nuk dihët se sa klientë janë në ketë plotaformë përshkak të mospublikimit të të dhënave nga ana e PTK-së.
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat