Partia Social Demokrate ka kritikuar ish-qeverinë Kurti për braktisje të Telekmit të Kosovës.
Në një komunikatë për medie PSD ka shkruar se duhet të kërkohet llogari nga ish-ministrja Hajdari dhe ish-kryeministri Kurti, shkruan arbresh.info.
“Çfarë kohërash, çfarë ngjarjesh?! Sapo e kuptuam se Z-Mobile mund ta fitojë edhe një arbitrazh kundër ndërmarrjes më fitimprurëse publike, Telekomit, duke e çuar atë drejt falimentimit, pa një përgjijgje në padi nga institucionet publike. Asnjë fjalë! Dhe kur? Kur po qeverisnin “bijtë e popullit” kundër oligarkëve.
Shihni si paska ndodhur, përgjigja në padi e përgatitur nga stafi i afërt i ministres, bashkë me Avokaturën Shtetërore paska humbur nëpër sirtarët e administratës. Gjithë ato borde u shkarkuan, kurse lënda e Telekomit paska humbur. A dëgjuat, fajin për këtë e paska SHIK-u. Si është e mundur që një lëndë aq e rëndësishme, rreth të cilës angazhohen gjithë ata profesionistë, thjesht humbet rrugës. A nuk kërkoi llogari direkte për këtë ministrja Hajdari e kryeministri Kurti?! A u pushua nga puna dikush për këtë papërgjegjësi?
Ish kryeministri Kurti dhe ish ministrja Hajdari duhet të përgjigjen për këtë. Qeveria që ata udhëhiqnin nuk e paska mbrojtur Telekomin. Ky është fakti. Për shkaqet e motivet nuk do t’i kopjojmë diskurset e tyre komplotiste, por kërkojmë hetim deri në fund. Pavarësisht se në derën e kujt shpie ky hetim.
Kjo ngjarje e konfirmon edhe një herë hipokrizinë që e kaluam. Terminalet e shumëpërmendura të oligarkëve as nuk u zunë në gojë. T’u rritej tatimi, nuk u bë fjalë.
Neoliberalizmi grabitqar e ka dorë të djathtë zyrtarin e korruptuar shtetëror. Në anën tjetër, në pamundësi për t’i përmbushur pritjet, veçori e populistëve po bëhet gënjeshtra në emër të popullit. Të dyja këto duhet t’i refuzojmë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation