Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, në përbërjen e re. Në fjalën hyrëse, Kryeministri i Republikës së Kosovë, njëherësh edhe kryesues i Këshillit ritheksoi se “zhvillimi ekonomik, promovimi i punësimit dhe rritja e mirëqenies do të bazohen në iniciativën private, konkurrencën dhe tregun e hapur, si forcat kryesore që sigurojnë prosperitet ekonomik”. Ai më tej shtoi se “një qeveri e cila dëgjon sektorin privat do të arrij që me sukses të hartoj reforma të qëndrueshme dhe të fitoj mbështetje për politikat e saj. Qasja e qeverisë është që përmes diskutimit të përbashkët të mundësoj ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet sektorit privat dhe publik.
Kryeministri Mustafa, bëri publik edhe vendimin e qeverisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, si një strategji afatgjate të fokusuar në adresimin e rritjes ekonomike, konkurrencës dhe hapjes së vendeve të reja të punës, në shërbim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, njëherësh edhe koordinatore e Këshillit, theksoi që “Këshilli do t’i adresoj të gjitha sfidat e biznesit dhe investimeve dhe do të rekomandoj masa për institucionet e Republikës së Kosovës për të krijuar politika të favorshme ekonomike dhe lehtësira për bizneset. Këshilli do të organizoj dhe harmonizoj aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe të investimeve në Republikën e Kosovës”.
Ajo shtoi se riaktivizimi i Këshillit dëshmon se Qeveria e Kosovës është thellësisht e angazhuar që të intensifikojë edhe më tutje dialogun publiko-privat me komunitetin e biznesit.
Me një fjalë rasti në takimin e parë të Këshillit u paraqitën edhe asociacionet e biznesit të cilat shprehën shqetësimet dhe sfidat që kanë bizneset kosovare dhe kërkuan përkrahjen e Qeverisë për zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e investimeve të huaja në Kosovë.
Në vazhdim, ministrat anëtarë të KKZH-së dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës paraqitën objektivat e tyre për kapërcimin e sfidave dhe prezantuan prioritetet e ministrive përkatëse për një zhvillim të favorshëm ekonomik.
Në fund të këtij takimi u dhanë propozimet për formimin e tri grupeve punuese të KKZHE-së: Grupi për Çështje Legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve, që do të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë; Grupi për Çështje Tregtare (adresimin e barrierave tregtare), që do të udhëhiqet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Grupi për Investime nga Diaspora, që do të udhëhiqet nga Ministria e Diasporës.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat. Ky këshill përbëhet nga ministritë e linjës, asociacionet e biznesit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mbahet me 30 qershor 2015./arbresh.info.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...