Promovohen bizneset nga veriu i Kosovës dhe OEK

10:19 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Sot në Odën Ekonomike të Kosovës mbahet takimi i përfaqësuesve të bizneseve nga veriu i Kosovës me kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe zv. ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Rodolub Mladenoviq.

Në takim do të promovohet projekti i bashkëpunimit e bizneseve nga veriu i Kosovës dhe Odes ekonomike të Kosovës, informata mbi mundësitë e subvencionimit dhe përkrahjes së bujqve nga veriu i Kosovës dhe roli i Odës Ekonomike të Kosovës në lidhjen e afaristeve nga veriu i Kosovës dhe institucioneve qendrore të Kosovës.

Në takim gjithashtu do të behët fjalë edhe lidhur me problemet më të shpeshta të biznesit në Veri dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme