Me përfundimin e mandatit të legjislacionit të kaluar janë kthyer në pikën zero të gjitha projektligjet që kanë qenë në procedurë në Kuvend, përfshirë edhe Projektligjin që ndalon lojërat e fatit. Ky projektligj ishte hartuar bazuar në rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili gjithashtu kërkonte rregullim të këtij sektori.
Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se rregullorja e Kuvendit e përcakton që procesi kthehet në pikën zero, shkruan sot KD.
“Për shkak të shpërbërjes se Kuvendit, Projektligji nuk ka arritur të shqyrtohet në Kuvend (as edhe në lexim të parë) dhe kjo çështje sipas Rregullores së Kuvendit, konsiderohet e përfunduar në atë fazë. Komisioni, në planin e punës për vitin 2015, në muajin maj, ka paraparë që të fillojë punën në hartimin e Projektligjit në fjalë”, ka thënë Krasniqi. “Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, puna në hartimin e projektligjit dhe procedurat nisin nga fillimi, sikurse parashihet për hartimin e çdo projektligji të ri”.
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...