Produktet kosovare ekspozohen në SHBA

07:10 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Katër kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në panairin “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare: “Prince Caffe”, “Frutex”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Kosova Wine” në këtë panair të cilat që nga 11 nëntori kanë paraqitur produktet: lëngje frutash, pije alkoolike, kafe, pije energjetike, njëherësh po njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen.

Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show” njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve joushqimore, në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,500 kompani nga 40 vende, duke përfshirë 25 pavijone ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme