Nga një janari i 2018-ës, të gjithë prodhuesit vendorë do të lirohen nga pagesat doganore, duke përfshi edhe tatimin dhe akcizat, shkruan arbresh.info.
Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave ka thënë se gjatë kësaj jave do ta dërgojnë në qeveri propozimin, ku sipas tij në janar të vitit 2018 do të hyjë në fuqi.
“Çdo prodhues tani është i liruar nga akciza nga tatimi doganor, nga çdo pagesë. Në këtë javë planifikojmë ti dërgojmë në qeveri dhe do të prodhojnë efekt nga janari 2018. Pra, nga 1 janari të gjithë prodhuesit tanë nuk do të paguajnë tatim doganor”, theksoi ai në RTK.
Sipas tij, një lirim të tillë doganor nuk ka pasur deri më tani në Kosovë.
I pyetur se a do të dëmtohet buxheti nga heqja e doganës për prodhuesit, ai ka thënë se nuk rrezikohet buxheti sepse sipas tij do të kompensohen duke luftuar ekonominë joformale./arbresh.info/
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...