Google ADS

Prodhuesit e pijeve ankohen për energjinë elektrike

13:19 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim Shoqatën e Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me taksat ujore për strukturën e pagesave të ujit, akcizave të lëngjeve, si dhe rreth rrymës elektrike.

Kelmendi i dëgjoi me shumë kujdes prodhuesit e pijeve alkoolike për shqetësimet e tyre dhe premtoi  që këto shqetësime do t’i marrë me shumë seriozitet për një zgjidhje sa më të mirë.

Sa i përket akcizës, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë rreth çështjes së akcizës në repromateriale, si dhe shfaqi përkushtimin për angazhim në adresimin sa më adekuat të çështjes së rrymës elektrike.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës e falënderuan zëvendëskryeministrin Kelmendi për mbështetjen dhe përkushtimin shumë serioz si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për fillimin e pagesave për shfrytëzimin e ujit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme