Sot për herë të katër me radhë USAID-i përmes aktiviteteve të veta bujqësore është duke promovuar mjedrat e sapo vjela të Kosovës. Ngjarja tërhoqi në qendër të vëmendjes vjeljen e suksesshme të mjedrave nga më shumë se 24 kultivues/fermerë. Kjo është një ngjarje promovuese katër ditore dhe do të mbahet prej 17-23 gusht.
Është vlerësuar se më shumë se 600 fermerë e kultivojnë mjedrën në rajone të ndryshme në tërë Kosovën dhe aktualisht rreth 400 hektarë mjedra janë nën kultivim. Prodhimi i mjedrës në Kosovë po përjeton një periudhë të rritjes së shpejtë. Futja e varieteteve të reja nga Programi i USAID-it Mundësitë e Reja pr Bujqësi (NOA) është duke pasur një ndikim në treg, me një shtyerje të konsiderueshme të gjatësisë së sezonit. Për më tepër, USAID-i ka promovuar metoda të reja të kultivimit, trajtimit, paketimit dhe marketingut të kulturës së mjedrës në Kosovë.
Deri në vitin 2020, Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) së bashku me partnerët e tij strategjik do të mbështesë sektorin e mjedrës që të zhvillohet në një industri të qëndrueshme të tregut të freskët , duke mbështetur 3000 hektarë të prodhimit dhe mundësisht që të bëhet një furnizues më i mirë i mjedrave të freskëta dhe të përpunuara në tregjet e brendshme, rajonale dhe të BE-së.
Ngjarja u organizua nga USAID-I në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...