Prioritet i Qeverisë: 39 projekte në transport e energjetikë me vlerë 2.3 miliardë euro

11:30 | 9 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Investime, i kryesuar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u tha se Qeveria e Kosovës ka në prioritet ka 39 projekte të rëndësishme në fushën e transportit, energjetikës dhe fusha tjera në vlerë prej 2 miliardë e 300 milionë euro, që presin të bashkëfinancohen nga Institucionet financiare ndërkombëtare.

Ndër projektet më të rëndësishme për vitin e ardhshëm mbetet vazhdimi i ndërtimit të autostradës Besi-Merdare që kap vlerën 150 milionë euro, rehabilitimi i hekurudhës linja 10 dhe projekte energjetike në vlerë prej 630 milionë euro.

MInistri Çollaku tha se Komisoni Evropian, shtetet evropiane dhe SHBA kanë ndihmuar financimin e shumë projekteve të rëndësishme me miliarda euro, dhe pritet që edhe në të ardhmen të jenë partner të projekteve madhore në Kosovë.

Edhe përfaqësues të Komisionit Evropian treguan gatishmërinë e financimit të projekteve që janë me prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme