Prilli do të jetë një muaj vendimtar për industrinë e naftës. Tashmë me një rënie më shumë se 65 për qind dhe që vazhdon ende me po të njëjtën tendencë, nxitur nga kriza e Coronavirusit dhe lufta e çmimeve midis Arabisë Saudite me Rusinë, çmimet e naftës së papërpunuar do të bien edhe më tej kur Arabia Saudite dhe të tjerët kthehen në puse, për rritjen e mëtejshme të prodhimit, pas marrëveshjes së 1 prillit të OPEC.
Nafta me çmime 20 dollarë për fuçi ishte e paimagjinueshme disa muaj më parë, ndërsa tani disa parashikime theksojnë se çmimet do të jenë aq të ulëta sa mund të arrijn edhe 10 dollarë, pasi prodhimi i tepërt do të bëjë që të mos ketë më hapësirë depozitimi, në një kohë kur ekonomia botërore po tkurret ndjeshëm.
Por kur situata të qetësohet, shumë analistë besojnë se do të jetë pikrisht Arabia Saudite, me besimin e saj të tepërt në të ardhurat e naftës që del përsëri në krye.
Mbretëria po shkakton me dëshirë humbje në vetvete duke ulur çmimet e saj të shitjes, me angazhimin për të rritur prodhimin në më shumë se 12 milion fuçi në ditë, një nivel rekord, pasi përpjekje për të ulur prodhimin së bashku me Rusinë dështoi.
Pas kësaj ka qënë vetë mbretëria që ka theksuar se do të përmbytë tregjet me super prodhim, si kërcënim kundrejt Rusisë që nuk bëhet palë në marrëveshje. /Telegrafi/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...