Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) organizon konferencën në të cilën do të bëhet prezantimi i punimit ‘Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas’.
Vendet që janë në fazën e hershme të zhvillimit të turizmit, siç është Kosova, kanë mundësi që të përfitojnë nga turizmi, veçanërisht në uljen e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.
Që turizmi të lulëzojë në mënyrë të qëndrueshme, institucionet publike duhet të sigurojnë një legjislacion përkrahës, një kornizë institucionale e cila është e favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si dhe të garantoj sigurimin e cilësisë për turistët.
Gjatë kësaj konference do të bëhet prezentimi i të gjeturave nga përvojat rajonale mbi krijimin e organizatës kombëtare për turizëm, si dhe nga diskutimet publike që janë mbajtur në disa komuna të Kosovës me propozimet e marra për këtë fushë.
“Ky aktivitet realizohet me përkrahje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, që implementohet nga organizata Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest dhe PEM Consult dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.”
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?