Komuniteti i biznesit është ankuar në vazhdimësi për mos përshtatjen e ofertës me kërkesat e tregut të punës, ndërsa pavarësisht ankesave, shumë pak punë është bërë për eliminimin e problemeve në këtë aspekt.
Se cilat janë shkathtësitë deficitare me të cilat përballen bizneset, dhe cilët janë sektorët ku janë paraqitur boshllëqet më të mëdha të shkathësive do të tregohet në prezantimin e studimit të kryer nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin për Rritjen e Punësimit të të Rinjve.
Prezantimi i të gjeturave të studimit të kryer me 200 kompani në 7 rajone të Kosovës, do të bëhet në Konferencën “Shkathtësitë, Punësimi dhe Rritja” e cila do të mbahet sot.
Të gjeturat dhe rekomandimet se çfarë duhet të bëhet për rritjen e komunikimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve arsimore do të diskutohen bashkërisht me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, si dhe me Ministrin e Punës dhe MIrëqenies Sociale, Skender Reçica, përfaqësuesit e biznesve dhe institucioneve arsimore.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?