Google ADS

Posta pritet të ndërroj emrin

15:01 | 30 Qershor 2015
Arbresh.info

Posta dhe Telekomi i Kosovës pritet të ndryshojë emërin dhe të rikthehet në Telekomi i Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Ai gjatë një konference për media ka thënë se për ndryshimin e emrit ka vendosur Bordi i PTK-së.

Mustafa po ashtu tha se presin që ky vendim të miratohet nga Qeveria e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai bëri të ditur se imazhi i PTK-së për dy vitet e ardhshme do të jenë grupi humoristik “Stupcat” me moton “Krejt po kthehen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme