Posta merr licencë dhjetëvjeçare nga ARKEP‏

14:19 | 8 Qershor 2016
Arbresh.info

Shërbimet postare të cilat i ofron Posta e Kosovës janë licencuar për dhjetë vitet e ardhshme nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Licenca i është dorëzuar sot Kryeshefit Ekzekutiv Sejdi Hoxha nga kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Në takimin e mbajtur e mbajtur në zyrat e ARKEP-it është diskutuar edhe për cilësinë e shërbimeve postare të Postës së Kosovës.

Kryshefi Hoxha ka potencuar se dëshmia më e mirë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të Postës është zgjerimi për çdo vit në tregun postar

“Posta është lider absolut në tregun e shërbimit postar në Kosovës. Bazuar në matjet e fundit të ARKEP-it, Posta e Kosovës mbulon 84 për qind të tregut pavarësisht konkurrencës nga operatorë ndërkombëtarë dhe vendorë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se Posta do të angazhohet vazhdimisht në rritjen e mëtejmë të besimit të qytetarëve në shërbimet e operatorit publik postar.

Përveç për shërbime postare, Posta është e licencuar nga BQK edhe për shërbimet e pagesave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme