Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, në të cilën qytetarëve u është mundësuar t’i kryejnë pagesat për shërbimet që ofron kjo agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Tash e tutje pagesat për regjistrim të automjetit, pajisjes me letërnjoftim, pasaportë, patentë shoferë si dhe vulë apostile mund të bëhen brenda objektit të Agjencisë, në zyrën moderne të Postës së Kosovës ku ofrohet një shërbim i shpejtë dhe cilësor.
Marrëveshja për këtë shërbim të ri për qytetarët është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Driton Gashi.
Inaugurimi i kësaj zyre postare është bërë sot në prani të zyrtarëve të lartë të të dyja institucioneve. Hoxha dhe Gashi janë shprehur të kënaqur që bashkëpunimi ndërinstitucional mes Postës dhe MPB-së ka rezultuar me një shërbim në dobi të qytetarëve.
Posta e Kosovës e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizionin shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare të shpërndara anekënd vendit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...