Posta e Kosovës është duke ofruar shërbime përmes zyrave postare mobile edhe në fshatrat që janë në karantinë, në Stubëll të Vitisë dhe në Dumnicë të Podujevës.
Për shkak të kufizimit të lëvizjes së banorëve të këtyre dy fshatrave, Posta e Kosovës ka dërguar stafin e saj që të ju ofroj mbushje elektronike dhe kartela rimbushëse për telefona mobilë si dhe shërbime postare në bazë të kërkesave dhe nevojave të tyre.
“Në çdo rrethanë do të jemi pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet tona, me të gjitha kapacitetet tona”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija.
Ai sot ka vizituar edhe zyrat postare në Klinë dhe Malishevë për të parë nga afër ecurinë e punës në këto dy qytete, po ashtu të vendosura në karantinë.
Aktualisht, Posta e Kosovës është duke operuar në çdo komunë të Kosovës, me 80 zyra postare, 300 postierë dhe me mbi 250 punonjës të sportelit.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...