Shifra milionëshe dhe shumë vetura e pasuri të paluajtshme janë deklaruar së fundi pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit nga deputetë dhe zyrtarë të lartë shtetëror.
Edhe pse pasuria e tyre është rritur nga viti në vit mjaft shumë në mënyrë të pashpjegueshme vet prokurorët e pranojnë se po hezitojnë të nisin hetimet për kët raste.
Prokurori i shtetit, Shqipdon Fazliu, thotë se edhe pse ligji ekzistues për konfiskimin e pasurisë e precizon se pasuria mund të konfiskohet në rastet e aktgjykimit dënues sqaron se kjo nuk e pengon hetimin e personave që kanë mospërputhje në deklarimin e pasurisë.
“Nëse shohim se ka mospërputhje ne mund të autorizojmë policinë ose një prokuror në një rajon të caktuar nga vie personi dhe të fillojë grumbullimi i informatave dhe nëse del nga grumbullimi i informatave se ka qoftë shmangie nga tatimi, mashtrim apo çfarëdo vepre penale, është bazë mëse e mjaftueshme që të fillojnë hetimet edhe në këtë drejtim”, tha Fazliu për RTK.
Mospërputhje është gjetur edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Hasan Preteni tha se ata do të kontrollojnë 20% të zyrtarëve, për rrjedhjen e pasurisë.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...