Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet kufitare Taskt Forcë-Lindje dhe Doganën e Kosovës kanë parandaluar një kontrabandë me pashteta “Argeta”.
Sipas njoftimit të policisë, malli kishte hyrë nga Serbia përmes fshatit Breznicë, raporton Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet kufitare të Task Forcës –Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Stacionin për Mbikëqyrje të Kufirit –Muqivercë, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren. Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë”, bën të ditur policia.
Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., 52 vjeçar kosovar, është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...