Policët e lënduar e të sëmurë do të dërgohen për trajtim në qendër rehabilituese

10:06 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e që kanë pësuar lëndime apo sëmundje do të marrin shërbime rehabilituese mjekësore.

Ata do të mund të udhëtojnë drejt qendrës për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ndërsa do të kenë të paguar fjetjen, ushqimin kontrollimet mjekësore dhe terapinë fizikale.

Kjo pas tenderit të fundit të dhënë nga Policia e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘ Shërbime rehabilituese mjekësore për PK-në-Ritender3’ janë shpenzuar afër 13 mijë euro ose saktësisht 12.920,00   euro që është shumë e ngjashme me atë që PK kishte parashikuar me hapjen e tenderit.

Ndërsa fituese ka dalë ‘Qendra Për Mjekësi Fizikale Dhe Rehabilitim Nëna Naile SH.P.K.’ i cili ishte Operatori Ekonomik i vetëm që kishte dërguar tenderin.

Kjo kontratë do të vlej për 3 vite apo 36 muaj.

Në përshkrimin e shkurt të kontratës ceken saktësisht shërbimet që do të marrin pjesëtarët e Policisë së Kosovës në këtë qendër.

“Lënda e kontratës ka të bëjë me shërbimet rehabilituese mjekësore për rikthimin e aftësive për punë dhe jetë të pavarur pas lëndimeve apo sëmundjeve, kërkesa përfshin   ushqimin, fjetjen, kontrollimet mjekësore dhe terapinë fizikale – ushtrimet sipas nevojave te autoritetit kontraktues”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që edhe të mërkurën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë një vendim tjetër për Policinë e Kosovës.

Me të gjitha votat pro është miratuar pika e rendit të ditës në cilët u kërkua që të ndihmohen familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë humbur jetën në detyrë. Ata krahas 70% të pagës do të marrin edhe shuma mujorë prej 300 euro./arbresh.info/

Qeveria ndan 10 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë euro për policët e lënduar mbrëmë në Prizren

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme