Google ADS

Po mbahet forumi ekonomik austriak në Prishtinë

15:19 | 28 Tetor 2015
Arbresh.info

Në Prishtinë po mbahet forumi ekonomik Austriak BTB Numër 2B, në të cilën po marrin pjesë 25 kompani austriake dhe po aq kompani edhe nga Kosova, të cilët po shkëmbejnë përvojat dhe kontaktet në mes vete

Përfaqësues të Austrisë të cilët e kanë organizuar këtë forum, vlerësuan lartë këtë takim i cili po mbahet një ditë pas nënshkrimit të MSA-së në Strasburg. Sipas tyre, impakti i këtij takimi në mes bizneseve do të mundësojë arritjen e mundësive për të investuar në Kosovë. Disa prej kompanive austriake premtuan se do të investojnë në Kosovë nëse ka kushte për të bërë biznes në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme