Mbështetja e politikave që do të varrosin mbi 1 miliard ton thëngjill, vetëm e vetëm që të plotësohen përfitimet për oligarkët, shprehur sipas dinamikës aktuale të planifikimit të gjenerimit të energjisë elektrike do t’i bie “ulje e jetëgjatësisë së eksploatimit të resurseve energjetike për mbi një shekull”.
Kjo jo vetëm që do të dekurajonte investimet për ngritjen e kapaciteteve të reja gjeneruese, por edhe do të ishte një nga dëmet më kolosale që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale, duke gllabëruar kështu në mënyrën ma ekstreme perspektiven e shumë gjenarave në vijim.
Të nderuar zyrtar të Republikës së Kosovës,
Sipas vendimit të datës 4 prill 2018, me nr.05/39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është formuar Grupi Punues Teknik, i cili ka pas për detyrë që të analizojë të gjitha studimet, rezultatet dhe rekomandimet e institucioneve kërkimore, ekipeve profesionale dhe atyre ekzekutive që kanë të bëjnë me hartimin e Projektit Kryesor të Xehetarisë për zhvillimin e Minierës së Re – të Korporatës Energjetike të Kosovës‒KEK Sh.A.
Pas një pune sistematike dhe relativisht të gjatë, Grupi Punues Teknik, i formuar sipas vendimit të Qeverisë nr. 05/39, të dt 04.04.2018, ka vendosur që propozimi final për zhvillimin e “Minierës se Re” të jetë si me poshtë:
Në bazë të këtij propozimi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 10\57 të datës 17.07.2018, në të cilin aprovohen te gjitha këto rekomandime të Grupit Punues Teknik.
I nderuari Ministër,
Duke qenë se paragrafi i fundit, i të dy këtyre referencave më obligon që në cilësinë e kryesuesit të Grupit Punues Teknik t’ju njoftoj se, Operatori Ekonomik ka përfunduar projektin kërkimor të shpimeve që kanë të bëjnë me hulumtimet shtesë, rezultatet e të cilit janë dukshëm me të mirat se sa varianti N1 Fusha VERI. Edhe përkundër kësaj dy “Bordet e Përkohshme” ai i emëruar nga Qeveria Kurti dhe ky aktuali nga Hoti, po përpiqen ta shtyjnë variantin VERI, për zhvillimin e “Minierës së Re”. Pra, në bazë të vendimit të Qeverisë, gjegjësisht nenit 3 te vendimit nr. 10\57, dhe në bazë te rezultateve të hulumtimeve nga Kompania kërkimore, “… obligohet Qeveria e Kosovës dhe KEK, të vendosë për orientimin strategjik, për Zhvillimin e ‘Minierës së Re’ në Fushën JUG, si dhe shfrytëzimin e resurseve në përputhje me legjislacionin në fuqi në sektorin minerar”.
Mos respektimi i politikave zhvillimore dhe vendimeve të Republikës së Kosovës, si dhe injorimi i rezultateve nga institucionet kërkimore, dhe rekomandimeve të eksperteve do të nënkuptonte jo vetëm inkurajim i veprimeve antiligjore të bordeve dhe zyrtarëve të Korporatës edhe ashtu me legjitimitet diskutabil por edhe rrezikim serioz i rentabilitetit të KEK‒ut, cenim i perspektivës zhvillimore, pasiguri e furnizimit dhe varshmëri e plotë energjetike e Kosovës nga vendet e rajonit.
Të nderuar zyrtarë të lartë shtetëror,
Përveç të dhënave nga raporti përfundimtar i hulumtimeve , të cilat kanë dëshmuar se “Fusha JUG” është varianti më rentabil, nga të gjitha variantet tjera të diskutuara për ngritjen e “Minierës së Re”, po ju rikujtojë edhe disa nga përparësitë e “Fushës JUG”, si variant i cili duhet të jetë opsion i vetëm për ngritjen e “Minierës së Re”:
Fusha “JUG” vlerësohet si rentabile mbi bazën e 255 shpimeve të realizuara deri me tani (duke përfshirë edhe programin e shpimeve shtesë të kësaj faze kërkimore), e të cilat rezultojnë me:
Po ashtu, vlen të theksohet se KEK–u në këtë fushë ka Licencë për 332 ha. Është fushë ku nuk ka mundësi të ndërtimeve, siç ka ndodhur me përvojat e më hershme në fushat tjera (Hade, Shipitullë, etj.). Nuk ka degradim të florës dhe faunës, dhe ka siguri të lartë operimi (zona është aset i KEK-ut). Këndi i rënies së qymyrit është me i favorshëm nga të gjithë variantet, në drejtim të avancimit të frontit punues.
Të nderuar zyrtarë të lartë shtetëror,
Me lejoni t’ju informoj se varianti VERI, i cili po tenton të favorizohet nga grupe të caktuara interesi, asnjëherë nuk ka pas mbështetjen e Komitetit të Drejtues të Projektit, Menaxhmentit të Departamentit të Qymyrit, Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të KEK–ut . Nëse ju referoheni rekomandimeve të Komitetit Drejtues (organ profesional i KEK–ut), ata me shumicë kanë rekomanduar variantin N 3.2 Hade, si dhe një nga anëtarët ka propozuar Variantin Jug S1.
Vlerësuar nga të gjitha praktikat botërore të eksploatimit të minierave sipërfaqësore, si dhe studimet e gjerë tanishme, konstatojnë se nëse aplikohet Varianti “VERI”, sektorin e energjisë dhe përgjithësisht Kosovën do ta përcjellin;
E veçanta katastrofale e zgjidhjes së fushës VERI, është degradimi/varrosja e resurseve minerare; ngase parashihet që fusha JUG të jetë deponia e palosjes së masave të dheut (ku mund të hedhen mbi 1 miliard m,3 dhe të cilat së paku do ta dyfishonin raportin djerrin/qymyr, duke e bërë të pa shfrytëzueshme këtë fushë). Pra varianti VERI, do t’i shndërrojë 1,019 miliard ton thëngjill në Fushën JUG në resurse të pa shfrytëzueshme, gjegjësisht do t’i varroste përgjithnjë mbi 580 milion ton thëngjill, e cila mbi 90% është pronë e KEK-ut. Ky degradimi i të mirave minerare (varrosja e resurseve) shprehur sipas dinamikës së planifikuar të gjenerimit të energjisë, i bie “ulje e jetëgjatësisë së eksploatimit mbi një shekull”. Kjo, jo vetëm që do të ishte një nga dëmet kolosal që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale, por edhe do të gllabëronte në mënyrën ma ekstreme perspektivën e shumë gjeneratave në vijim.
Varianti Veri, paraqet, po ashtu;
(Izet Ibrahimi ish –Kryesues i Grupit Teknik për zhvillimin e “Minierës se Re” te KEK-ut)
Letra e hapur është drejtuar për:
Blerim Kuçi
Minister i Zhvillimit Ekonomik
Në dijeni; z. Avdullah Hoti;
Kryeminister i Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Znj. Albulena Halimi
Zv.Kryemister e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Besnik Tahiri
Zv.Kryemister i Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Luigj Imeri
U.D. i KEK Sh.A.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...