Ani pse ende nuk ka buxhet për 2020-en e fondi i rezervave është bosh, Institucionet në Kosovë nuk po i ndalin shpenzimet.
E njëjtë po vepron edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Së fundi nga zyra e tij është shpallur tenderi me titull ‘Ndërtimi i varrezave të dëshmorëve’ e që vlera e parashikuar e kontratës është 30 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Sipas llogaritjes një varrezë i bie të kushtoj mesatarisht 7 mijë e 500 euro.
Në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se do të bëhet ‘ndërtimi i varrezave të dëshmorëve të ri-varrosur në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë” Ndërsa tek sasia theksohet e bëhet fjalë për 4 varreza.
Në sqarimin shtesë kërkohet që varrezat të ndërtohen identike me varrezat ekzistuese të dëshmorëve.
“Varrezat duhet të ndërtohen identike me varrezat ekzistuese të Dëshmorëve. Çdo OE i interesuar për të dorëzuar ofertë, paraprakisht mund ti vizitoj varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë për të parë nga afër se si duhet të duken varrezat e reja që do të ndërtohen për dëshmorët në fjalë”, thuhet në njoftim.
Aty gjithashtu ceken kushtet pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret e dhënies së tenderit.
Data e fundit për dorëzimin e tenderëve është 03 shkurt 2020 ndërsa po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve me fillim nga ira 14:00:00 në zyrën e Kryeministrit, Objekti i Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu” Br.14; Kati i VII-të, Zyra Br.702./arbresh.info/
Shpend Ahmeti do t’i ndërtoj rrugët në vendlindjen e Isa Mustafës
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...