Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawi, ka thënë të premten me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas për 2017 “Ne mund ta bëjmë këtë”, se pjesëmarrja e grave në zhvillim ekonomik përçon drejtpërdrejt prosperitet dhe stabilitet në vend.
Ai tha se nuk mund të mendojë për një çështje më jetike sesa sigurimi i grave që të kenë qasje, mundësi dhe mbrojtje sikurse edhe burrat, që ato të kenë mundësinë e njëjtë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për vendin.
“Nuk mund të mendoj për një çështje më jetike sesa sigurimi i grave që të kenë qasje, mundësi dhe mbrojtje sikurse edhe burrat që ato të kenë mundësinë e njëjtë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për vendin. Këtë muaj ne do të nënvizojmë kontributin e pamasë të grave në komunitet, kulturë dhe zhvillim ekonomik. Këtë të mërkurë, unë pata mundësinë t’i bashkohem ish-presidentes Jahjaga në një event për shënimin e ditës së gruas dhe të nënvizojë rëndësinë e gruas në udhëheqjen e biznesit në Kosovë. Në gjithë Kosovën, gratë që kanë biznese, sipërmarrëse dhe shpikëset sikurse ju që po marrin përsipër këto role, kam takuar shumë prej tyre gjatë qëndrimit tim këtu të cilat luftojnë dhe përkojnë guxim të cilat e transformojnë Kosovën çdo ditë. Edhe sot e kësaj dite, janë vetëm disa mundësi që gratë të kenë ose të trashëgojnë prona. Ne ndoshta nuk e dimë çmimin e këtij përjashtimi por e dimë që vetëm 2% e grave në Kosovë kanë pronë. Gratë nevojë për më shumë qasje dhe që të fillojnë më biznese të vogla, 2% nuk është vetëm një numër por është një realitet. Provat tregojnë se pjesëmarrja e grave në ekonomi qon drejt prosperitetit dhe stabilitetit”, tha Delawi.
Ndërsa, Nora Zhilivoda, nga Shoqata për marketing të veshmbathjeve, ka treguar shumë storie të suksesit të femra të cilat përmes kreacioneve të tyre kanë ndikuar në botë.
“Lirisht mund të them se kjo industri rreth 80 për qind të të punësuarve i ka femra. Tek ne në Kosovë ende nuk është arritur një numër i kënaqshëm me gjithë faktin se rreth 50 për qind të femrave kanë pozita menaxheriale por prapë se prapë vendimet merren nga meshkujt. Mirëpo besoj që në një të ardhme të afërt që edhe kjo industri të arrihet të udhëheqtë komplet nga femrat. Ekziston një numër i konsiderueshëm i dizajnerëve, të cilat kanë arrit të bëjnë një bujë si në Kosovë po ashtu në vendet e Evropës….Yllka Brada e cila rishtazi ka marrë pjesë London Fashion Week, e organizuar nga Oxford studio me qerastë fustani i dizajnuar nga Yllka është përzgjedhur si fustani më unik dhe do të promovohen nga Vogue magazin”, tha Zhilivoda.
Ajo, po ashtu, ka përmendur edhe kreatoret të tjera që janë në Kosovë e që kreacionet e tyre kanë arritur të vishen në evente të ndryshme si ato të kreatores Krenare Rugova, Njomza Luci e tjera.
Arjeta Vula, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së drurit, ka thënë se kohët ka ndryshuar prej atëherë kur gratë janë parë si shtëpiake dhe jo liderë të biznesit, tashmë është rritë pjesëmarrja e grave është duke u rritur.
“Inkurajoj të gjitha femrat që dëshirojnë të punojnë në industrinë e përpunimit të drurit . Të mos hezitojnë të përmirësojnë njohurit e tyre përmes një praktike dhe më pas të nivelohen si të të punësuara në këtë industri. Sepse ka vend, hapësirë dhe qëndrueshmëri në këtë lloj aktiviteti. Sipas të dhënave aktualisht gratë në industrinë e drurit janë 50 me 15 për qind , ku drejtojnë , menaxhojnë aktivitetin ekonomik, tregtarë të shërbimeve. Ato janë për t’u gëzuar që në këtë shoqëri makinistë kanë mundur që me inteligjencën, iniciativën dhe kurajën e tyre të ngririn dhe të qojnë përpara bizneset, ku në shoqërinë tonë femra është parë si qenie shtëpiake, ku femrat janë preh e dhunës në familje apo dukurive të tjera negative”, tha Vula.
Po ashtu, edhe Veliborka Radomirovic, pronare e “Palma Plus” në Zubin Potok, ka falënderuar USAID-in amerikan për mbështetjen që i ka dhënë për të zhvilluar biznesin./Arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...