Burim Piraj, që është njëri nga prodhuesit më të mdhenjë vendor, ka lavdëruar punën e kryeministrit në shkuarje Isa Mustafa.
Ai ka shkruar në Facebook se në aspektin e reformave ekonomike, qeveria e udhëhequr nga Mustafa, ka qenë më e mira pas luftës.
“Tani që vendi po shkon në zgjedhje të lira unë dua të falënderoj qeverinë Mustafa, tërë kabinetin, të gjithë ministrat dhe stafin e tyre dhe dua ti përgëzoj se sa i përket aspektit të reformave në ekonomi dhe zhvillimit ekonomik kanë qenë qeveria më e mirë që ka pas Kosova deri më tani. Normal që ne kemi prit shumë më shumë dhe nuk kanë arritur nivelin e pritjeve tona mirëpo çdo firmë sidomos ato prodhuese i kanë ndier dhe përjetuar pozitivisht ndryshimet që i bëri kjo qeveri. Në aspektin politikë nuk dua të jap kurrfarë vlerësimi. Shpresoj që pas zgjedhjeve vendi do të ketë qeveri edhe më të mirë se kjo po mos qo Zot të kthehemi në të kaluarën”, ka shkruar Piraj në Facebook.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë