Pas rritjes së çmendur të Bitcoin në fund të vitit 2017, për disa investitorë dhe analistë, këtë vit rritja e kriptovalutave do të jetë më e dhimbshme.
Telegrafi iu sjellë pesë parashikimet për kriptovalutat bazuar në këta analistë dhe investitorë.
Shumë institucione do të hyjnë në kriptovaluta
“Baza jonë investuese institucionale është shumë e interesuar për të mësuar më shumë [për kriptovalutave] dhe për të gjetur zgjidhje”, thotë Michael Graham, analist i “Canaccord Genuity”, i cili ka publikuar disa raporte mbi monedhat dixhitale, përcjell Telegrafi.
Numri i produkteve të investimeve të nivelit institucional që lidhen me Bitcoin është në rritje.
Përveç “CME” dhe “CCOE” ku në dhjetor të 2017-së lansuan Bitcoin në tregjet e tyre, gjithashtu dhe “Cantor Fitzgerald” dhe “NASDAQ” po e planifikojnë ta kenë në produktet e tyre të derivateve të bazuara në kriptovalutë. Po ashtu, analistët presin që rregullatorët do të miratojnë shkëmbimin e Bitcoin në gjysmën e dytë të këtij viti ose në fillim e vitit 2019.
Do të ketë më shumë rregullime, çmimi i Bitcoin do të bjerë
Megjithatë, në ndërkohë, rregullatorët ka të ngjarë të përpiqen të kufizojnë spekulimet në kriptovaluta.
Gjatë disa muajve të fundit, gjithnjë e më shumë janë paralajmëruar investitorët për rreziqet e kriptovalutave.
“Një nga gjërat që ne do të shohim është zbatimi i rregullave [nga rregullatorët]”, tha Graham Canaccord. Ai pret që rregullimi më i madh do të shkaktojë një “ngjarje të madhe të shpërndarjes së çmimeve për të gjithë sektorin”.
Veprimet konkrete nga rregullatorët mund t’i ndalin fitimet e pakontrolluara. Në shtatorin e vitit të kaluar, Bitcoin ra më shumë se 2,000 dollarë kur Kina goditi kriptovalutat.
Spencer Bogart, drejtor menaxhues dhe kreu i hulumtimeve në firmën e kapitaleve “Blockchain Capital”, pret që shumë kriptovaluta nuk janë të gatshme që të kenë një rënie prej 25 për qind gjatë muajve të ardhshëm.
“Unë mendoj se ne mund të pastrojmë me lehtësi 60-75 për qind të fondeve të kriptovalutave në këtë lloj tregu”, tha Bogart.
Sipas “Autonomous Next”, gjatë vitit 2017 u hapen 120 fonde të reja të kriptovalutave.
Do të jetë një udhëtim i egër dhe i paqëndrueshëm
Pikëpamjet e kundërta mbi të ardhmen e kriptovalutës vijnë pasi disa analistë presin që Bitcoin të shkaktojë një valë edhe më të egër këtë vit.
Disa analistë thonë se Bitcoin do të rritet më tej dhe se investitorët do të vënë baste për ndarje më të madhe të kësaj kriptovalute.
Bitcoin ende përballet me shumë sfida, si përmirësimi i tarifave të transaksionit dhe shpejtësia.
Bitcoin do të mbizotërojë, kriptovalutat e tjera do të rriten
Ndërkohë që çmimi i Bitcoin ka stagnuar në dy javët e fundit, kriptomonedhat më të vogla janë rritur në vëllimin e tregut.
Megjithatë, Bitcoin i duhet ende të përfitojë nga rritja e interesit për kriptovalutat tjera. Analistët theksojnë se meqë Bitcoin është kripmonedha më stabile, shpesh është mënyra se si investitorët e rinj kanë qasje në hapësirën e kriptovalutave.
Investitorët e aksioneve mund të kenë shansin që të investojnë në kriptovaluta
Ndërsa interesi në kriptovaluta është rritur, kompanitë e përfshira në biznes janë bërë entitete miliarda dollarëshe.
“Coinbase”, tregu kryesor i kriptovalutave në SHBA është vlerësuar 1.6 miliardë dollarë, tashmë është e gatshme se mund të ofrojnë oferta publike fillestare (IPO).
Pavarësisht kësaj, investitorët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me kompanitë që bëjnë njoftime në lidhje me kriptovalutën duke u pozicionuar në Blockchain me emrin e tyre. Tashmë janë ngritur disa dyshime, duke bërë që rregullatorët të lëshojnë paralajmërime për mashtrimet e mundshme. /Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...