Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryesoi sot takimin e Komisionit të Granteve, ku u bë përzgjedhja e anëtarëve të rinj nga radhët e kryetarëve të komunave për Komisionin e Granteve për vitin 2022.
Në takim morën pjesë: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfer, Armend Muja, si dhe kryetarët e komunave, të përzgjedhur me short vitin e kaluar: kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Petkoviç.
Qëllimi i këtij takimi ishte hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Granteve nga Komunat për vitin 2022.
Zgjedhja e anëtarëve nga radhët e komunave u bë përmes dy shorteve të veçanta, të cilat mbahen në bazë vjetore nga Komisioni i Granteve. Sipas procedurës, të gjitha komunat e Kosovës ishin të përfshira në short për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve. Shorti u zhvillua në dy faza, ku në fazën e parë ishte hedhja e shortit për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të rinj nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, dhe në fazën e dytë ishte hedhja e shortit për përzgjedhjen e një (1) anëtari të ri nga kryetarët e komunave pakicë të Republikës së Kosovës.
Anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve nga komunat, të përzgjedhur me short për vitin 2022 janë: kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i Novobërdës, Sasha Millosheviç.
Komisioni i Granteve, sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, është mekanizëm që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivelin qendror dhe lokal. Roli i Komisionit është të aprovojë grantin e përgjithshëm, si dhe grantet specifike për shëndetësi dhe arsim në nivelin lokal, gjë që reflekton mbi rëndësinë e punës së këtij Komisioni. Parimet, kriteret dhe formulat e zbatuara për ndarjen e granteve qeveritare për financimin e komunave bazohen në këtë ligj dhe tabelën e projeksioneve makro-fiskale, e cila përgatitet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Komisioni i Granteve do të takohet sërish në muajin prill për të diskutuar dhe aprovuar financimin komunal për vitin 2023, dhe gjithashtu orientimet për vitet 2024-2025, bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare./arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...