Presidenti i AKR-së dhe njëherësh themelusi i Mabetex, Behgjet Pacolli, drejtues të kompanisë Mabetex dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme morën sot pjesë në përurimin e fabrikës së Konstruksioneve të Çelikut, pranë fabrikës IMK në Ferizaj.
Pacolli në këtë përurim tha se MABETEX ka filluar në vitin ’91 kur bota ishte në një udhkryq dhe nuk dihej kah shkonin rrugët.
“Me vullnet të madh, mund, shpresë, guxim, ne ia filluam sfidës jo të lehtë. Dhe sot pas 25 viteve ne ia kemi dal. Është e vërtetë që MABETEX-i është kompani globale dhe këtë vit nuk do të shenohet vetëm ky vit jubilar por do të ketë një manifestim këtu në Kosovë për këtë vit dhe aty do të kemi mundësi t’i ftojmë miqtë tanë dhe t’i tregojmë sfidat jo të lehta”, tha ai.
Pacolli tha se në Kosovë është vështirë të vendosësh dhe të investosh sepse sipas tij fuqia blerëse nuk kthehet çdo herë me të mirë të investimit.
“Dashuria e madhe për vendin dhe qytetarët më ka shtyrë që të mos humbi guximin dhe të investoj në Kosovë. Sot Mabetexi ka krijuar 3500 vende të punës dhe tendenca është në rritje. Këtu në këtë fabrikë punojnë 350 punëtorë dhe deri kah pranvera e vitit të ardhshëm do të rritet”, tha ai duke shtuar se funksioni i fuqisë punëtore në këtë fabrikë është sikurse ai i robotëve i shpejt.
“Prodhimet e kësaj fabrike shkojnë jashtë është eksport e gjitha. Kjo fabrikë ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e një aeroporti dhe unë iu dëshiroj një punë të mbarë sepse meritojnë lëvdata”, tha ai.
Ai tregoi edhe për fabrikën tjetër afër kësaj fabrike ku tha se është e vetmja në rajon që prodhon gypa.
“Kosova sot nuk ka treg edhe pse të njëjtin produkt e blejnë jashtë e investojnë ndërsa do të ishte e drejt që për shkak të atyre që punojnë këtu, për shkak që kjo fabrikë paguan taksa, të drejtoheshin këtej dhe ato prodhime do të ishin më kualitative. Por diçka me qeverinë tonë nuk funksionon sepse kjo qeveri do të duhej të ishte në shërbim të prodhimit vendor ta shpëtoj nga falimentacioni”, shtoi ai duke treguar se janë diku 12 mijë punëtor të MABETEX-it shumica nga Kosova.
Parim Bajrami nga Oda Ekonomike e Kosovës në këtë përurim tha se kjo është një fabrikë moderne dhe një urë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Njerëzit që kanë iniciativë dhe që bëjnë punë të mirë mund të thonë të vërtetën për Kosovën se këtu ka një ambient ku mund të investohet sepse Kosova është një ndër shtetet më të varfra në Evropë”, tha ai.
Ai falënderoi menaxhmentin e IMK-së dhe Islam Pacollin si anëtarë i debotshëm i Odës Ekonomik.
“Ai po punon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe kjo është një gjë tejet e mirë. Inaugurimi i kësaj fabrike është sotrie e suksesit dhe një thirrje për të investuar në Ferizaj e poashtu anembanë Kosovës”, tha ai.
Fetih Selmani drejtor i IMK-së tha se fabrika e konstruksioneve të çelikut është fabrika më moderne .
“Ne qysh tani kemi filluar të eksportojmë dhe jemi duke punuar intensivisht në trajnimin e stafit sipas normave ndërkombëtare dhe besoj që vitin tjetër do të arrijmë certifikimin në aparaturën C”, tha ai.
Sipas tij në fabrikë tani janë të punësuar 80 punëtorë dhe do të dyfishohen shumë shpejt.
Ndërkaq, Arianit Vllahiu, drejtori i repartit të fabrikës së gypave në Ferizaj në fjalën e tij tha se falënderon MABETEX grup dhe familjen Pacolli për investimet e bëra dhe për besimin për të qenë pjesë e Mabetex grup./Arbresh.info.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...