Zvicra ka përmbysur tendencat ndërkombëtare, duke ri stampuar kartëmonedhën me vlerën më të lartë prej 1000 frangash zvicerane.
Kartëmonedha e re ka prerje më të vogël se e mëparshmja dhe tregon dy njerëz teksa shtrëngojnë duart mbi një glob, imazhi në fjalë është shumë domethënës, sipas SNB (banka ndërkombëtare zvicerane).
Sipas shifrave të fundit të SNB-së, ka më shumë se 48 milionë prej tyre në qarkullim, duke përbërë rreth 60% të vlerës së të gjitha kartëmonedhave në Zvicër. Kjo ‘ringjallje’ vjen në një periudhë ku vendet e tjera të Europës janë duke zhdukur paranë e tyre vendase dhe janë gjithnjë e më shumë të drejtuar tek pagesat me kartë krediti, edhe pse me norma të ndryshme nga një vend në tjetrin.
Zëvendës kryetari i SNB-së Fritz Zurbruegg e përshkroi pagesën me ‘para në dorë” si një fenomen kulturor dhe pikërisht 1000 franga zvicerane korrespondon ekzaktësisht me atë që njerëzit duan. Në Zvicër paraja ‘cash’ mbetet metoda dominante e pagesës. Shumica e njerëzve mbajnë para me vete, si për blerje të vogla ushqimore gjatë ditës, për të paguar berberin e shërbime si këto, ashtu edhe për pagesa më të mëdha si faturat e ndryshme që behën në postë.
Nëse ju paguani me 100 franga në një kafene, askush nuk do t’iu shoh shtrembër, është mëse normale. Shumë banka ju lejojnë të tërhiqni nga bankomatet shuma deri në 5’000 franga/në ditë (ose 10’000 franga/në muaj) pa nevojën e një njoftimi paraprak. Të blini një makinë me para në dorë është gjithashtu një fenomen mëse normal.
Përse Zviceranët preferojnë paratë cash?
Dy janë arsyet kryesore, e para sepse njerëzit e shohin këtë formë pagese si një mënyrë për të qenë më të vetëdijshëm mbi sasinë dhe mënyrën e harxhimit të parasë. Kështu keni më shumë kontroll mbi shpenzimet dhe nuk mbeteni asnjëherë pa para nëse makina POS është jashtë funksioni.
Arsyeja tjetër ka të bëjë me faktorin identitet, vetë zviceranët identifikohen me pagesën me ‘para në dorë’, sepse ashtu e shohin veten. Ata e shohin veten ndryshe nga fqinjët e tyre europianë, dhe i ruajnë me fanatizëm ato tradita që i veçojnë, si gjuha, sistemi politik edhe monedha, -është shprehur Miguel Brandi (psikolog dhe profesor në Universitetin e Bazel).
Nga ana tjetër fqinjët mendojnë se prerjet e mëdha të kartëmonedhave ndihmojnë kriminelët të pastrojnë para; 17 nga 19 bankat qendrore të Eurozonës kanë rënë dakord të mos prodhojnë më prerjen prej 500 euro për të shmangur kështu abuzimet kriminale, banka gjermane BundesBank dhe Banka Kombëtare Austriake priten të ndjekin së shpejti shembullin.
Edhe pse mendimet pro-kundër mbi pagesën me para në dorë apo prerjet e mëdha të kartëmonedhave, janë të shumta dhe të ndryshme, tani për tani shumica e zviceranëve e vlerësojnë anonimitetin dhe lirinë që ato u ofrojnë, dhe nuk pritet të ndryshojnë mendim edhe për një dekadë tjetër.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...