Pjesa më e madhe e sipërmarrësve dhe liderëve kanë pak probleme me planifikimin. Pas të gjithave, ata janë në biznes sepse kanë një vizion sfidues për të ardhmen e tyre.
Dhe arritjet në të kaluarën luajnë rol me siguri në vetëbesimin e tyre. Edhe pas kësaj, edhe liderët më të ndritur mund të dështojnë që të kuptojnë se ku kanë bërë gabim. Ne gjithashtu bëjmë plane për të ardhmen ose shijojmë arritjet tonë më shumë se sa të ekzaminojmë shanset e humbura.
Ja gjashtë arsye se pse duhet të vlerësojmë dështimet.
“Unë nuk inkurajoj thjesht të bëhet, dua të nënvizoj mungesën e saj, sepse reflekton mundësinë e lojtarit për t’u vetëdiagnostikuar dhe rikalibruar fokusin e tij, mekanikën dhe ritmin.”—Idan Ravin
1. Nuk mund të përballosh bërjen e gabimeve të njëjtë
Të gjithë bëjmë gabime trashanike. Shpeshherë gabimi më i madh që bëjmë ne është të mos i kushtojmë kohë rishikimit të atyre që kemi bërë në të kaluarën. Me afate kohe, me tremujore dhe sfida të tjera për të “vrarë” mendjen, vizita në të shkuarën mund të mos merret në konsideratë. Nëse je shefi, askush nuk do t’ju detyrojë të ekzaminoni dështimet, por është kritike që të merrni iniciativën.
2. Dështimet janë mundësitë më të mira për t’u rritur
Ndonjëherë, një gabim është një shkelje që bëhet vetëm një herë. Herë të tjera, pas ekzaminimeve të mëtejshme, është simbolik për një zakon të keq personal ose paragjykim për të cilën nuk ishit të ndërgjegjshëm. Identifikimi i mundësive për t’u përmirësuar është hapi i parë, por është një që mund t’ju “shpëtojë” pa një rishikim të ndërgjegjshëm të së kaluarës.
Nëse thelbi i filozofisë së kompanisë, produktit apo shërbimit tuaj nuk ka ndryshuar, ju mund të hasni sërish të njëjtin ushqkryq strategjik në të ardhmen tuaj. Duke ekzaminuar vendimet e së kaluarës dhe mundësitë për të mësuar nga ato tani, ju i jepni vetes suaj një avantazh për vitet që do të vijnë.
3. Dështimet e tua janë disa nga mundësitë më të mira për të ndihmuar të tjerët të rriten
Si një lider, suksesi i përgjithshsëm i kompanisë suaj varet nga mësimet prej gabimeve. Puna juaj si lider është gjithashtu të jepni udhëzime, të trajnoni dhe të edukoni skuadrën tuaj. Organizata nuk duhet të fitojë vetëm nga fitoret tuaja, por edhe nga ato që keni mësuar nga humbjet. T’i tregoni skuadrës se në cilën pikë një vendim strategjik nuk shkoi mirë dhe se si mund të menaxhohet ai në të ardhmen është tejet e çmueshme.
4. Gabimet e së kaluarës ndihmojnë skuadrën t’i përgjigjen siç duhet sfidave dhe vështirësive
Duke ndarë dështimet në biznes dhe ato që keni mësuar prej tyre, jo vetëm që ju pajisni skuadrën tuaj për të bërë vendime më të mira strategjike, por gjithashtu tregoni mentalitetin edhe qëndrimin e duhur se si të përgjigjeni ndaj një dështimi. Ju u mësoni atyre se është “OK” të pranojnë një dështim dhe ta diskutojnë atë hapur me pjesëtarët e skuadrës, duke ndihmuar në krijimin e një kulture të vetë-përgjegjësisë. Skuadra do ta kuptojë se është e rëndësishme të marrësh përgjegjësi për gabimet e vetes, por edhe se sa e rëndësishme është të mësosh nga ato të njëri-tjetrit.
5. Të mësosh nga dështimet është ajo që ndan ata më të mirët nga pjesa tjetër
Kërkesat e liderit modern janë të mëdha dhe të pafundme. Për të arritur statusin e liderit, ju padyshim keni treguar aftësi për të bërë vendime më të mençura më shumë se sa të mos keni bërë vendime të mençura. Për shkak të sukseseve të së kaluarës, megjithatë mund të shfaqet arroganca.
Liderat e vërtetë e kuptojnë se pak rëndësi se sa të arrirë janë ata, dështimet sërish mund t’u mësojnë atyre diçka. Jo çdokush mund të “përulë” veten për t’i bërë asaj autokritikë, ose për të pranuar gabimet para skuadrës së tij/saj.
6. Ju duhe të rikalibroni fokusin tuaj
Ashtu siç e thotë edhe Idan Ravin, njeriu duhet të rikalibrojë fokusine tij për të qëndruar në rrugën e duhur. Mendoni për një lider si pilot i një avioni të një shpejtësie të lartë duke udhëtuar me milje në orë. Më shpejtësnë maksimale nëse shmangeni vetëm një milimetër, do ta gjeni veten jashtë objektivit tuaj për sa hap e mbyl sytë.
Në biznes, të shikosh në mënyrë strategjike gabimet dhe të përcakotosh se si fokusi (ose mungesa e tij) kanë luajtur një rol vendimtar.
Të ushtrosh vetëkorrigjimin do të jetë një proces i vështirë dhe përulës. Pavarësisht se sa përkohësisht i pakëndëshëm mund të jetë, është vital për rritjen afatgjatë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...