Franca do të shpenzojë rreth 50 miliardë dollarë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe punëtorët që luftojnë me shpërthimin e Coronavirusit, ka njoftuar ministri i Financave të vendit, pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi se, “ne jemi tashmë në luftë”.
Duke folur në një paraqitje televizive, Macron i tha popullit francez se ata do të lejohen jashtë shtëpive të tyre vetëm detyra thelbësore, të tilla si blerja e ushqimit dhe ilaçeve, për një periudhë dy javore.
Ai gjithashtu tha se ushtria franceze do të merret me transportin e pacientëve të prekur me Coronavirus nga rajone të mbingarkuara, drejt pjesëve të tjera të Francës, ku ka një kapacitet në dispozicion për t’u kujdesur për njerëzit. Macron po ashtu deklaroi se do të ketë ndihmë financiare “të pakufizuar” për bizneset e prekura.
“Ne duhet të mobilizojmë të gjitha forcat tona. Ne nuk duam që bizneset të falimentojnë”, daklaroi pastaj Bruno Le Maire, ministër i Financave, duke shtuar detaje të tjera në premtimet e bëra nga Macron.
Përhapja e Coronavirusit, që u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, ka goditur shumë të gjitha ekonomitë kryesore. Aeroplanët nuk po udhtojnë më, restorantet dhe kafenetë janë mbyllur ose punojnë me orare të reduktuara në disa vende dhe vetëm farmacitë e dyqanet ushqimore janë të hapura. /Telegrafi/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...