Duhet të vlerësojmë performancën e bordeve dhe menaxhmentit të kompanive publike sepse ne kemi kompani publike, të cilat punojnë me humbje, ndërkaq kanë paga dy apo tri herë më të mëdha se pagat e Qeverisë ose Parlamentit, ka thënë ditë më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me udhëheqës të bordeve dhe menaxherët e tyre. Telekomi i Kosovës nga 80 milionë euro që kishte dhënë me herët ka rënë në zero pagesë dividente.
Java që lamë pas nuk ishte e mirë për udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat ekzekutiv të Ndërmarrjeve Publike. Përformanca jo e mirë e menaxhimit të ndërmarrjeve, duket se e ka nervozuar edhe kryeministrin Isa Mustafa. Ky i fundit në fillim të javës së kaluar kishte ftuar të gjithë udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat në një takim të mbyllur. Nga 15 milionë euro, Qeveria i ka zbrit në 5 milionë euro Telekomit të Kosovës për 2017, edhe pse për 2016-të, nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit.
Bazuar në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e kryeministrit, i pari i Qeverisë ka shpreh brengosje për afarizmin e këtyre ndërmarrjeve. Kryeministri gjatë këtij takimi, ka shpreh brengosje se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje.
Ndryshe, kompanitë publike, në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me rënieje drastike të të hyrave si pasojë e keq menaxhimit të tyre nga bordet politike dhe joprofesioniste.
Shembulli më i keq për rënien drastike të të hyrave është Telekomi i Kosovës, i cili vitin e kaluar kishte realizuar të hyra në vlerë prej 84 milionë euro. Si pasojë e rënies të të hyrave, Telekomi i Kosovës, këtë vit nuk ka arrit të përmbush obligimin ligjor, të paguaj dividentën prej 15 milionë euro Qeverisë. Kjo e fundit ka kohë që ka telashe me këtë ndërmarrje pasi nuk po mund t’i përmbush projeksionet e parapare në buxhetin e këtij viti.
Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave, tha se këtë vit nuk kanë pranuar asnjë centë të hyra nga dividenta.
“Të hyrat nga dividenta për vitin 2016, me Ligjin e Buxheti nr.05/L-071 janë të planifikuara 23 milionë euro. Ndërsa me rishikim të buxheti nr. 05/L-109 është planifikuar të jenë 15 milionë euro. Deri më 05.10.2016 nuk kemi pranim në Buxhet nga Dividenta”, tha Shahini, përmes përgjigjes elektronike.
Qeveria duket se e ka parasysh gjendjen e rëndë të korporatës, pasi në buxhetin e vitit 2017 ka paraparë të hyra nga dividenta 5 milionë euro. Nuk dihet nëse menaxhmenti i Telekomit të Kosovës do të mund të paguaj shumën e kërkuar nga aksionari.
Kryeministri sipas komunikatës për media në takim me 16 përfaqësues të bordeve dhe me shefat ekzekutiv, iu është drejtuar me shqetësimin e tij. Ai duket se ka frikë që ndërmarrjet mund të bëhen barrë financiare e shtetit. Ai nuk ka harruar të iu rikujtojë edhe pagat që ata marrin.
“Duhet të vlerësojmë performancën e bordeve dhe të menaxhmentit të kompanive publike sepse nuk mund të lejojmë që të kemi kompani publike të cilat janë barrë e vazhdueshme e Buxhetit. Unë nuk mund të hyj tash dhe të shpalos problemet tek ambientet e të bërit biznes të kompanive publike ose efecientë e menaxhimit të kompanive publike, shpenzimet karakteristike të tyre. Por është shumë e diskutueshme që ne të kemi kompani publike, të cilat punojnë me humbje, ndërkaq të kemi paga në kompani publike që janë dy apo tri herë më të mëdha sesa pagat e shërbyesve civil ose të Qeverisë ose të Parlamentit dhe pastaj të kërkohet prej Qeverisë që të mbulohen shpenzimet ose humbjet e këtyre kompanive publike, që flet se ne në pikëpamje të menaxhimit nuk jemi në një rrafsh të drejtë”, tha ndër të tjera kryeministri.
I shqetësuar për mos realizim me shifra më të larta të dividentës së Telekomit është shprehur edhe kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani. Ai ka thënë se vitet e fundit, Telekomi ka rënie të dukshme të dividentës e kjo vjen si pasojë e rënies të të hyrave.
“Në vitet të fundit ka rënieje të dukshme të dividentës, ne më herët kemi marrë deri në 80 milionë euro dividentë nga telefonia mobile-vala, tash kemi rënë në 5 milionë euro“, tha Osmani.
Ndërkohë, pas takimit, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka zgjidhur rrjetet sociale për të iu përgjigjur vërejtjeve të kryeministrit duke përmendur dividentat e dhëna nga ish-paraardhësit e tij e jo prej kohës sa ai është në krye te ndërmarrjes.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka