Komuna e Drenasit përfiton vetëm 10 centë për një metër katror, nga qiraja në Parkun e Biznesit, ndonëse bizneset paguajnë nga 15 centë, sipas kontratave që kanë nënshkruar me Komunën e Drenasit dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, shkruan Zëri.
Zyrtarët komunalë në Drenas kanë thënë se nga 38 parcela që ka Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme, tashmë janë dhënë 32, ndërsa funksionale janë 20 biznese. Sipas tyre, aktualisht janë të punësuar rreth 400 persona, por LVV thotë se numri i të punësuarve është përgjysmë më i vogël, ndërsa i atyre nga rajoni i komunës së Drenasit, simbolik.
Bekim Dobra, zëdhënës i komunës së Drenasit, tha se nga çmimi prej 15 centë që paguajnë bizneset për një metër katror në Parkun e Biznesit, 30 për qind i merr Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Republikës së Kosovës, ose 4.5 centë, ndërsa Komuna përfiton 70 për qind nga çmimi, ose 10.5 centë.
KRU “Prishtina” njofton se edhe sot do të ketë intervenime n...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...