Google ADS

Për tre muaj Serbia nga Kosova bleu mallra në vlerë 3.9 milionë euro

15:03 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Për tre muaj nga Kosova në Serbi kanë hyrë produkte në vlerë prej 3.9 milionë euro.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se për periudhën janar-mars 2020, në shtetin serbë janë eksportuar produkte kosovare vlera e të cilave ka arritur në 3 milionë e 919 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Në muajin e parë, janar janë eksportuar produkte në vlerë prej rreth 1.3 milionë euro, gjatë marsit 1.4 milionë euro dhe gjatë muajit prill 1.2 milionë euro.

Produktet e importuara nga Serbia janë të ndryshme,  prej ujit e bukës e deri të pajisjet shtëpiake.

Në shtetin serbë u eksportua ujë në vlerë afër 2 mijë euro ndërsa pije freskuese në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërsa buke me erëza në vlerë afër 11 mijë euro.

Edhe mobilet kosovare duket se pëlqehen nga serbët. Gjatë këtij viti janë eksportuar dhjetëra të tilla vlera e të cilave ka arritur në 20 mijë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme